Tahiri: Presidentja po kërkon statutin e Asociacionit, kryeministri po thotë se të tjerët e kanë bërë, e pabesueshme

Tahiri: Presidentja po kërkon statutin e Asociacionit, kryeministri po thotë se të tjerët e kanë bërë, e pabesueshme

Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratat e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, mbi çështjen e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, transmeton Gazeta Metro.

Tahiri, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kërkesat e ndryshme të Kurtit dhe Osmanit tregojnë mos-koordinim institucional përpara takimit në Bruksel.

“Presidentja kerkon statutin, Kryeministri thote e kane bere tjeret?! Ky komunikim publik mes tyre shperfaq moskoordinimin mes institucioneve kryesore te shtetit ne nje kohe kur bisedimet sot me Serbine ne Bruksel po behen per statutin e asociacionit! E pabesueshme por e vertete e hidhur!”, ka shkruar ish-kryenegociatorja Tahiri.

Në tryezën e bisedimeve sot është draft-statuti për formimin e këtij asociacioni, i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Serbisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më herët se një draft i statutit të Asociacionit do të duhej të prezantohej nga ana e Kosovës, sepse “ne nuk guxojmë që të lejojmë që drafti i të ashtuquajturit ekip menaxhues, që në realitet është draft i Vuçiqit, të bëhet bazë e negociatave”. /gazetametro.net

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *