Syla për ikjen e shqiptarëve nga atdheu: Trimi qëndron në vendin e tij, nuk ikën

Duke folur për ikjen e të rinjve jashtë Kosovës, gazetari Valon Syla, ka thënë se janë disa arsye përse po emigrojnë shqiptarët nga vendi i tyre, shkruan Gazeta Metro.
Për ikjen e shqiptarëve nga atdheu, Syla ka ironizuar me këngën “Niset trimi për gurbet”, duke thënë se trimi nuk ikën por këtu.
“E para është se jemi mësuar se nuk duhet të lëshojmë vendin. Kemi këngën niset trimi për gurbet. Por trimi nuk ikën. Trimi qëndron në vendin e tij”, tha ai në Pressing./gazetametro.net