Përfundon takimi, Vuçiq: Kurti se pranoi statutin, nuk dëshirojnë Republikë Serbska brenda Kosovë

Përfundon takimi, Vuçiq: Kurti se pranoi statutin, nuk dëshirojnë Republikë Serbska brenda Kosovë

Ka përfunduar takimi për rreth tri orësh mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Vuçiq, ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell.

Ai njoftoi se pas takimit të përbashkët, palët negociatore pritet të deklarohen për media përmes konferencave të ndara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciqi është deklaruar për media pas takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti nuk e pranoi draftin e statutit të Asociacionit sepse nuk do një Republikë Serbe në Kosovë.

“Për ta është e papranueshme dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën, sepse ata nuk dëshirojnë një Republikë Serbe edhe pse sipas të gjitha pikave të statutit kërkohet qartë në bazë të marrëveshjeve të më hershme dhe pikave të 2015. S’ka asnjë pikë që nuk është nënshkruar dhe marrur vesh”, ka thënë ai.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *