“Mirëdita, dobar dan!”- 1 minutë heshtje për viktimat e rastit në Beograd, marrin pjesë Haxhiu e Rashiq

“Mirëdita, dobar dan!”- 1 minutë heshtje për viktimat e rastit në Beograd, marrin pjesë Haxhiu e Rashiq

Pas sulmit masiv në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e shkollës, organizimi i festivalit Mirëdita Dobërdan në Prishtinë, është nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave.

Ndërsa në këtë event dihet se kanë marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri serb Nenad Rashiq, një nga organizatorët duke folur për Nacionalen ka thënë se pjesëmarrësit serbë janë të tronditur.

“Ideja është që ka ndiku emocionalisht shumë, kemi pas edhe një parti open party me Dj, kemi me bo close party ky ka qenë efekti. Po s’dojna me majt evente m’u qaravesh. Janë të tronditur shumë pa diskutim,”- ka thënë ai.

Ndërkohë, gazetari i Nacionales nga kinemaja ABC ku edhe është mbajtur programi, ka sjellë pamje kur moderatorja fton për një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë në Beograd, ndërsa këtij nderimi i bashkangjitet edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri serb për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq.

Më shumë detaje në VIDEON E PLOTË:

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *