‘Koncentrohu, o pllum’, Mushkolaj-deputetit të VV’së: Albini është shembull për mungesë të konsistencës

‘Koncentrohu, o pllum’, Mushkolaj-deputetit të VV’së: Albini është shembull për mungesë të konsistencës

Gazetari Imer Mushkolaj, i ka reaguar deputetit të kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, pasi ky i fundit ka kritikuar gazetarin për moskonsistencë në deklarimet e tij rreth çështjes së ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit, shkruan Gazeta Metro.

Mushkolaj në reagimin e tij të bërë në Facebook, i është drejtuar Batushës duke thënë se, shembull për mungesë të konsistencës e ka shefin e tij, pra kryeministrin Albin Kurti.

Gazetari, në postimin e tij e ka sqaruar edhe deklaratën e tij në lidhje me ekipin menaxhues, duke thënë se ky ekip është dashtë të shkarkohet para se të prezantohej drafti për Asociacionin.

‘‘Ky djali i pushtetit tek osht përpjekë me ma kontestu konsistencën teme në deklarime. Unë kam thënë që ekipi menaxhues është dashtë të shkarkohet para se ta prezantojë draftin për Asociacionin dhe se shkarkimi sot është i kotë, propagandë. Koncentrohu, o pllum! Shembull të mungesës së konsistencës e ki shefin tënd, Albinin. Nejse, Zajednica nuk kalon!’’, ka thënë Mushkolaj.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *