Gashi i vendosur: Nuk votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave

Gashi i vendosur: Nuk votojmë marrëveshjet ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave

Shefi i Grupit Parlament ë LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se kjo parti nuk do të përkrahë miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pa zhbllokimin e të hyrave vetanake për komunat.

Ai ka bërë me dje se kjo parti nuk do të lëvizë nga qëndrimi as sot ku po shqyrtohen një marrëveshje ndërkombëtare, e cila ka të bëj me fushën e arsimit.

Kurse, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka ftuar LDK-në që te sjell edhe një amandament në Kuvend për zhbllokimin e këtyre mjeteve, të cilin do ta përkrah VV-ja.

“Ne si grup parlamentar kemi mbështetur amendamentin e LDK-së kur është propozuar në lexim të dytë të buxhetit, andaj njëjtë do e mbështesim kërkesën e tyre nëse ata bëjnë për Ministrinë e Financave që të sjell buxhetin, gjegjësisht plotësim ndryshimin në amandametin e propozuar në mënyrë që të hiqet kufizimi ligjore që aktualisht e ka thesari për ekzekutimin e mëtutjeshëm të këtyre mjeteve”, ka thënë Kusari-Lila.

Mirëpo, deputeti Gashi ka thënë se ligji është në rregull. Sipas tij, nëse Ministri i Financave ka probleme me ligjin, atëherë le ta sjell ai për ndryshim.

“Për neve është e qarët. Ligji është në rregull. Thjesht nuk po do me e zbatu”, ka thënë Gashi.

“Ne nuk kemi çka me propozu. Ne presim që ministri me i kry zotimet”, ka thënë Gashi.

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *