Deklarata e miratuar për Personat e Zhdukur, Hasani: I heq Serbisë çdo përgjegjësi

Deklarata e miratuar për Personat e Zhdukur, Hasani: I heq Serbisë çdo përgjegjësi

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka komentuar miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke thënë se me të është larguar çdo përgjegjësi e shtetit serb për kompensim për këtë kategori të personave.

Duke folur në Pressing, T7, Hasani ka theksuar dy probleme me dokumentin e miratuar; atë se Kosova barazohet me Serbinë dhe se Kosova nuk mund të marrë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur pasi nuk ka ekzistuar si shtet para vitit 2008.

“Ajo deklaratë është mirë së pari që është bërë dhe duhet të përshëndetet pasi bëhet fjalë për një plagë që po na shoqëron që disa vite pa llogaritur vuajtjet individuale. Por në aspektin ndërshtetëror ajo deklaratë ka dy defekte jashtëzakonisht serioze pasi më ka çudit nga ata që eventualisht mund ta këshillojnë Kurtin, po flas për vendorët jo për ndërkombëtarët,”- është shprehur Hasani.

Tutje ai ka shtuar se termi “zhdukje me forcë”, ka larguar çdo përgjegjësi të shtetit serb.

“Ajo që quhet zhdukje me forcë, po e shoh që menjëherë ka filluar barazimi me gjuhën shqipe. Me këtë është larguar çdo përgjegjësi e shtetit serb për këtë kategori të personave. E dyta, do të thotë, është çështja palët që i kanë në posedim provat e tyre. Kjo është e pakuptimtë. Kosova është ndërtuar si shtet, sic thotë një studiues britanik, në natën e 17 shkurtit 2008. Deri atëherë në Kosovë ka ekzistuar administrata e UNMIK-ut. Si mund të jep përgjegjësi Kosova për një periudhë kur nuk ka ekzistuar,”- ka thënë Hasani, duke shtuar se, “kjo është katastrofë, me thënë të drejtën”.

 

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *