“B*thëlëpirës”: Urime Dita e Lirisë së Mediave – kjo është gjuha e asistentit të Kurtit ndaj mediave (+18)

Asistenti i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri, mund të mos e kuptojë por gjuha e përdorur ndaj gazetarit Ilir Mirena është e rrezikshme për demokracinë.
Ai ka shkëputur një sekuencë nga qëndrimi i z. Mirena në një emision televiziv, duke e fyer me gjuhë të rëndë.
“Sonte është arritur një marrëveshje e madhe dhe shumë e rëndësishme. Për MiGrenën dhe të tjerët nuk është e mirë se po humbë Serbia.” – ka shkruar ai fillimisht.
Por, ai nuk ndalet këtu. Në një replikë të bërë ndaj një komentuesi që po i thoshte praktikisht se Ilir Mirena kishte luftuar kundër Serbisë, ai i kthehet me gjuhë eksplicite:
“Ma përpara jon jetën çantist se veç nji moment b*thëlëpirës i Migrenës. Baju majmun.” – shkroi ai.
Kujtojmë që sot është Dita Botërore e Lirisë së Mediave. Arianit Beqiri është po ashtu edhe asamblist i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës.
Postimi i plotë:
Sonte është arritur një Marrëveshje e madhe dhe shumë e rëndësishme. Për MiGrenen dhe të tjerët nuk është e mirë se po humbë serbia. pic.twitter.com/jUEG4YQg4A
— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) May 2, 2023